Hamilton: Kimi piloti im i preferuar, Ferrari gaboi që e largoi

Formula 1

Hamilton: Kimi piloti im i preferuar, Ferrari gaboi që e largoi

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 09:31
Lewis Hamilton

Ferrari nuk duhej të largonte Kimi Raikkonen dhe të merrte Charles Leclerc. I këtij mendimi është kampioni i botës në fuqi Lewis Hamilton, që ka deklaruar se ka mbetur i befasuar nga zgjedhja që ka bërë makina italiane.

“Për mendimin tim, Ferrari po humbet një pilot të madh dhe nuk e kuptoj motivin e këtij vendimi. Kimi është një profesionist, shembull për ne dhe i talentuar dhe do të mbetet gjithnjë piloti im i preferuar”, tha Hamilton.

Sipas Hamilton, piloti finlnadez i Ferrarit është një njeri korrekt dhe do të vazhdojë të ketë të njëjtin ritëm në pistë dhe sjellje me rivalët ashtu si gjithnjë, pavarësisht se nuk do të jetë më pjesë e “kokëkuqes”.

“Nuk do të ndryshojë stilin e tij të pilotimit. Për fat do të jetë sërish mes nesh edhe pse me një makinë tjetër, ku do të tregojë aftësitë e tij. Autobiografia e tij? Do ta lexoj, pasi besoj se ai libër nuk do të ketë më shumë se 2 faqe”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat