Hamilton: Më shumë respekt për Vettelin

Formula 1

Hamilton: Më shumë respekt për Vettelin

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 17:46
Hamilton: Më shumë respekt për Vettelin

Piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton, ka epërsi të ndjeshme në renditjen e përgjithshme të Formula 1. Ai udhëheq me 331 pikë, duke lënë pas Sebastian Vettelin e Ferrarit me 264 pikë. Hamilton përmes një postimi në Instagram ka kërkuar më shumë respekt për Vettelin. “Besoj se media duhet të tregojë më shumë respekt për Vettelin. Nuk mund ta imagjinoni sa e vështirë është ajo që bëjmë ne, në këto nivele. Është e vështire për çdo sportist që është në kulmin e aktivitetit. Është e kuptueshme që ne, si njerëz që jemi, mund të bëjmë gabime. Ajo që ka rëndësi është sesi i korrigjojmë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat