Mick Schumacher, djali i shtatë herë kampionit botëror të Formula 1, Michael, duket se është në hapat e babait.
19 vjeçari ka fituar titullin evropian të Formula 3, edhe pse përfundoi garën e Hockenheim në vendin e dytë.
Mick është shprehur tejet i lumtur me triumfin, gjithashtu ka falënderuar skuadrën.
“Jam absolutisht shumë i kënaqur. Kjo që ka arritur skuadra është e mrekullueshme” ishin fjalët e gjermanit.
Titulli i Schumacher erdhi vetëm një vit pasi ai u rëndit i 12 në ranglistën e Formula 3.