Paralajmëron Hamiltonin

Formula 1

Paralajmëron Hamiltonin

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 18:03
Paralajmëron Hamiltonin

Beteja për titullin kampion bote në Formula 1 nuk është mbyllur ende, për sa kohë matematika thotë se gjithçka është e mundur. I këtij mendimi është shefi i makinës Mercedes, Toto Wolff, që më së shumti paralajmëron pilotin e tij Lewis Hamiltonin që të mos tolerojë. “11 vite më parë, kur duheshin edhe dy gara, Lewis kishte 45 pikë avantazh karshi Raikkonen. E megjithatë, Hamilton e humbi titullin që e fitoi finlandezi. Askush nuk e mendonte se do të ndodhte një gjë e tillë, por gjërat shkuan keq. Garat bëhen të dielën dhe jo gjithnjë fiton piloti më i shpejtë. Këtë vit ne kemi fituar disa gara edhe pse Ferrari ishte më i shpejtë”, ka thënë Wolff.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat