Kampioni botëror i F1, Lewis Hamilton, ka adresuar disa fjalë për Schumacherin.
Është fjala për Mick Schumacher, djalin e legjendes Michael, i cili është në rrugëtimin e tij drejt Formula 1.
Mick ditë më parë ka fituar Kampionatin Evropian të Formula 3.
Hamilton mendon se Mick do të garojë në F1 për disa arsye.
“Sigurisht se F1 do ta ketë edhe një Schumacher tjetër. E para për emrin legjendar,e dyta për punën e mrekullueshme që Mick po e bën” ishin fjalët e Hamilton.
“Vërehet qartë se ai ka shumë talent njësoj sikur babai. Edhe nëse unë do të kisha një djalë dhe ai nuk do të kishte aftësi të mëdha, ai do të bëhej pjesë e F1, falë emrit” ka përfunduar Lewis.
Mick ishte fenomenal duke fituar 8 nga 15 garat finale të F3.