Marquez triumfon në Motegi, shpallet për të 7-n herë kampion bote

Formula 1

Marquez triumfon në Motegi, shpallet për të 7-n herë kampion bote

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 09:11
Marc Marquez

Marc Marquez është shpallur sot kampion bote në Moto GP për sezonin 2018-2019, titulli i shtatë kampion në karrierën e pilotit spanjoll të Honda, i pesti në kategorinë më të lartë të motoçiklizmit (ka edhe një titull në Moto 2 e një në Moto 3).

Spanjolli bëri një garë fantastike në pistën e Motegi, duke fituar garën e Çmimit të Madh të Japonisë, të cilën e nisi nga vendi i gjashtë dhe e mbylli si triumfues.

Ai përfitoi edhe nga dalja jashtë piste xhiron e parafundit të rivalit të tij kryesor Andrea Dovizioso, për të festuar matematikisht titullin, plotësisht i merituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat