Hamilton “pole” në Austin, Vettel i pesti pas penalizimit me 3 pozicione

Formula 1

Hamilton “pole” në Austin, Vettel i pesti pas penalizimit me 3 pozicione

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 09:54
Lewis Hamilton

Lewis Hamilton ka siguruar “pole position” në pistën e Austin, aty ku të dielën në mbrëmje do të zhvillohet gara e Cmimit të Madh të Amerikës në Formula 1. Piloti britanik i Mercedes dha kohën rekord të kësaj piste 1’32”237, duke e nisur garën nga vija e parë e startit. Kohën e dytë e realizoi Sebastian Vetel me Ferrari, por piloti gjerman do ta nisë garën nga vendi i pestë pas penalitetit me 3 pozicione që ka marrë nga komisarët.

Ja pse u penalizua me 3 pozicione Vettel

Kështu që, ferraristi do t’i lëshojë vendin e dytë shokut të tij të skuadrës Kimi Raikkonen, që sot u rendit i treti. Në vendin e katërt i rendit Valtteri Bottas me Mercedes e pas tij Daniel Ricciardo me Red Bull, por këta dy pilotë do ta nisin garën nga vija e dytë.

Në përfundim të sesionit të parë u eliminuan Alonso (McLaren), Sirotkin (Williams), Stroll (Williams), Ericsson (Sauber) dhe Vandoorne (McLaren), ndërkohë që më i shpejti në pistë në këtë sesion ishte Hamilton me Mercedes. Ndërsa pas përfundimit të sesionit të dytë, ku më i shpejti ishte Raikkonen me Ferrari, u eliminuan Sainz (Renault), Magnussen (Haas), Gasly (Toro Roso), Hartley (Toro Rosso) e Verstappen (Red Bull). Ky i fundit dëmtoi makinën në sesionin e parë, duke mos patur mundësi të zbresë në pistë në të dytin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat