Vettel: Ky mbetet sezoni më i vështirë

Formula 1

Vettel: Ky mbetet sezoni më i vështirë

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 13:58
Vettel: Ky mbetet sezoni më i vështirë

Për Sebastian Vettel, viti 2018 mbetet “sezoni më i vështiri në karrierë”. Në një intervistë për “Autosport”, piloti gjerman i Ferrarit analizon aventurën e tij të këtij viti, pak ditë pasi humbi shansin të duelojë për titullin kampion. “Nuk ka asnjë dyshim për mua, ky mbetet një nga sezonet më të vështira. Ishte një vit ndryshe nga të tjerët. Botërori për mua është i mbyllur, por jemi ende në garë për titullin e konstruktorëve dhe mund t’i bëjmë një dhuratë Ferrarit”, tha Vettel.

“Mund t’ia dalim mbanë, pasi kemi një makinë të shpejtë, më të shpejtë se Mercedes dhe mund t’i fitojmë dy garat e mbetura. Për mua ky mbetet një sezon delikat dhe i vështirë, ndërsa për Ferrarin një vit më i mirë se ai i kaluari”, tha Vettel.

Piloti gjerman shprehet se gara e Singaporit i vuri vulën titullit kampion, garë ku kuptoi se nuk kishte më asnjë shans për të mundur Hamilton. Një deklaratë disi e çuditshme, pasi piloti harron garat e Monzës apo Gjermanisë, ku humbi pikë të rëndësishme për fajin e tij.

“Nga Singapori deri në Amerikë nuk mbajtëm dot ritmin e Mercedes për disa gara. Ndodhën edhe disa gjëra të tjera që në penalizuan, përfshi edhe gabimet e mia dhe kjo situatë nuk na ndihmoi. Por të gjitha këto bëjnë pjesë në punën tonë”, u shpreh Sebastian Vettel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat