F1: Gara e Hanoit i shtohet kalendarit të vitit 2020

Formula 1

F1: Gara e Hanoit i shtohet kalendarit të vitit 2020

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 17:44
?F1: Gara e Hanoit i shtohet kalendarit të vitit 2020

Në vitin 2020, kampionati spektakolar i garave me makina, Formula 1 do të pasurohet me një pistë të re, pasi pas dy vitesh do të organizohet Çmimi i Madh i Vietnamit.

Një ndalesë e garave të automobilizmit kjo, për herë të parë në historinë e vendit aziatik, që do të mbahet në rrugët e kryeqytetit të vendit, në Hanoi.

Regjimi komunist që qeveris Vietnamin nxitoi të konfirmojë lajmin për një zhvillim të rëndësishëm sportiv, por më së shumti ekonomik, madje e bëri këtë para Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA).

“Qyteti i Hanoit ka arritur të marrë nga FIA, lejen për të zhvilluar një garë të Formulës 1, të vlefshme për Botërorin duke nisur nga muaji prill i vitit 2020”, thuhet mes të tjerave nga njoftimi i Bashkisë së Hanoit.

Në bazë të projektit është gara për një pistë në rrugët e qytetit. Më herët këtë vit, zyrtarët lokalë kishin kërkuar mbështetjen e qeverisë për të pritur Formulën 1, një ngjarje që do të ketë impakt të jashtëzakonshëm ekonomik përmes turizmit, për një vend në zhvillim.

Nëse konfirmohet gara, Vietnami do të bëhet vendi i tretë në Azinë Juglindore që organizon një garë të Formulës 1, pas Malajzisë dhe Singaporit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat