Formula 1 ‘pasurohet’ më një pistë të re

Formula 1

Formula 1 ‘pasurohet’ më një pistë të re

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 22:33
Formula 1 ‘pasurohet’ më një pistë të re

Në vitin 2020, Formula 1 do të pasurohet me një pistë të re, pasi pas dy vitesh do të organizohet Çmimi i Madh i Vietnamit.

Një ndalesë e garave të automobilizmit kjo, për herë të parë në historinë e vendit aziatik, që do të mbahet në rrugët e kryeqytetit të vendit, në Hanoi.

Regjimi komunist që qeveris Vietnamin nxitoi të konfirmojë lajmin për një zhvillim të rëndësishëm sportiv, por më së shumti ekonomik, madje e bëri këtë para Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA).

“Qyteti i Hanoit ka arritur të marrë nga FIA, lejen për të zhvilluar një garë të Formulës 1, të vlefshme për Botërorin duke nisur nga muaji prill i vitit 2020”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Hanoit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat