“Ferrari nuk e ka mbështetur Vettel ashtu sikurse Mercedes bëri me Hamilton”

Formula 1

“Ferrari nuk e ka mbështetur Vettel ashtu sikurse Mercedes bëri me Hamilton”

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 20:33
Sebastian Vettel dhe Lewis Hamilton

Sebastian Vettel dështoi për të dytin vit me radhë të fitojë titullin kampion me makinën Ferrari, poasi ashtu si vjet, në pjesën e dytë të sezonit humbi duelin me Lewis Hamilton, që siguroi titullin e pestë kampion në Formula 1.

Për një nga ish-pilotët e këtij sporti, britanikun David Coulthard, që interviston pilotët pas garës, makina italiane nuk ishte asnjëherë në krah të pilotit gjerman, ndaj dhe Vettel humbi sërish duelin me britanikun e Mercedes.

“Kam ndjesinë se Vettel nuk pati mbështetjen e duhur nga Ferrari, ashtu sikurse Mercedes bëri gjatë gjithë kohës me Hamilton. Madje Mercedes sakrifikoi në disa raste Bottas për t’i dhënë mundësi Lewis të fitojë titullin kampion. Kjo tregoi qartë strategjinë e Mercedes, e cila që në fillim të sezonit synonte titullin me Hamilton”, u shpreh Coulthard, 13 fitore e 62 podiume në karrierën e tij në Formula 1.

“Mund t’ju jap një shembull, se si Ferrari nuk e ndihmoi vettel, kur në garën e Monza piloti tjetër i “kokëkuqes”, Kimi Raikkonen, nuk hapi krahun dhe të linte Vettel ta parakalonte. Për pasojë, Vettel pësoi aksident dhe më pas Hamilton mori kryesimin. Mund të them se disa strategji të Ferrarit ishin të gabuara dhe kundër Vettel, gjë që nuk ndodhi te Mercedes”, tha David Coulthard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat