Hamilton thyen kohën rekorde të pistës në Brazil

Formula 1

Hamilton thyen kohën rekorde të pistës në Brazil

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 21:54
Lewis Hamilton

Është i Lewis Hamilton “pole position” në Çmimin e Madh të Brazilit, i parafundit për vitin 2018, që gjithsesi nuk do të ndryshojë asgjë sa i përket fituesit të Botërorit, pasi pilot britanik i Mercedesit e ka siguruar titullin kampion.

Në Sao Paolo Hamilton regjistroi kohën më të mirë, 1’07″281, që është edhe koha rekord e pistës, ndërsa pas tij u rendit Sebastian Wettel, me 0.093 të mijtat më shumë. Gjithsesi, gjermani i Ferrarit rrezikon dënimin, pasi është thirrur nga komisarët e garës pas një episodi kontrovers të ndodhur në provat e dyta.

Vendi i tretë në nisje për Valtteri Bottas, i ndjekur nga Kimi Raikkonen. Në vijën e tretë nisen dy njëvendëshet Red Bull të drejtuara nga Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo. 10-shja e parë plotësohet nga Ericsson, Leclerc, Grosjean, Gasly dhe Magnussen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat