Bashkëshortja e Schumacher publikon letrën e fshehtë

Formula 1

Bashkëshortja e Schumacher publikon letrën e fshehtë

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 13:02
Schumacher

Bashkëshortja e Michael Schumacher, Corinna ka publikuar një letër nuk ishte e bërë publike prej vitesh. Ajo falenderoi muzikantin gjerman Sascha Herchenbach i cili kompozoi himnin e quajtur “i lindur për të luftuar” referuar Michael Schumacherit. 
“Dua të të falënderoj sinqerisht për mesazhin dhe dhuratën tuaj, e cila do të na ndihmojë ta tejkalojmë këtë kohë të vështirë”, tha gruaja e Schumacher. 
“Është shumë mirë të marrësh kaq shumë urime dhe fjalë qëllimmira që është përkrahje e madhe për ne. Të gjithë e dimë se Michale është luftëtar dhe nuk heq dorë kurrë”, tha këngëtari gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat