Horner: Nuk e lejojmë dhunën

Formula 1

Horner: Nuk e lejojmë dhunën

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 18:09
Horner: Nuk e lejojmë dhunën

Drejtori sportiv i Red Bull, Chris Horner, ka mbrojtur pilotin e ri holandez Max Verstappen pas dënimit që mori nga FIA, me dy ditë punë në shërbimet sociale. Ky dënim erdhi pasi incidentit që ndodhi pas garës së Brazilit në Formula 1, ku holandezi shtyu disa herë Sebastian Ocon në momentin e peshimit të pilotëve. “Ne nuk e lejojmë dhunën, por në ato momente adrenalina ishte e lartë. Mes dy pilotëve ka një histori rivaliteti të gjatë, që nis që nga garat “go kart”. Mos harroni që Verstappen është viktima kryesore nga ky aksident në pistë, që na kushtoi fitoren. E rëndësishme është që të mos ngrihen akuza të kota, por të ndëshkohen shkaktarët dhe fajtorët e vërtetë”, tha Horner.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat