E enjte, 28 mars 2024
  • ‘Shtëpi fluturuese’

    Paramendoni nëse zotëroni një shtëpi luksoze prej 2.400 metra katror, e cila mund të fluturojë bashkë me ju dhe 39 miqtë tuaj më të afërt, kudo që dëshironi, në më pak se 17 orë. Muajin tjetër, Grupi HNA i Kinës do të marrë dorëzimin e një avioni të ri Boeing 787-8, privat. Siç është konfiguruar, 787 Boeing Business Jet, mund të përshkojë një distancë prej gati 9,800 miljesh, edhe kur është e mbushur me 40 pasagjerë, bagazhe dhe karburant. Inovacioni Boeing 787 BBJ, gjithsesi nuk është edhe aq i lirë. Çmimi bazë i tij është 224.6 milionë dollarë, ndërsa modifikimet shtojnë deri në 100 milionë dollarë të tjera në çmim.