E shtunë, 20 prill 2024
  • Lura, perla e natyrës

    Parku Kombëtar i Lurës është destinacion turistik kryesisht për të huajt që vizitojnë zonat malore të verilindjes së vendit, dhe atyre pak shqiptarëve të apasionuar pas sporteve ekstreme. Në fotot që na sjell Ened Mato në verë, turistët lundrojnë me kanoe në liqen, por edhe shëtisin me biçikleta mes gjelbërimit.