E premte, 29 mars 2024
  • Nusja nga Kosova, foto e ditës nga The Times

    Fotografia e një nuse nga Kosova është zgjedhur foto e ditës nga gazeta prestigjioze “The Times”. “Fytyra e nuses së Kosovës është pikturuar me vija në formë rrethi me ngjyrë të arit, që simbolizojnë ciklet e jetës në një traditë shekullore”, është përshkrimi që i është bërë fotografisë, e cila është realizuar nga Armend Nimani/AFP/Getty Images./BS/