Qyteti fantazmë… nën pushtetin e vullkanit - Bota Sot
E diel, 24 qershor 2018
  • Qyteti fantazmë… nën pushtetin e vullkanit

    Nuk kishte më kohë për të ngrënë. Dreka e së dielës u ndërpre në mes, ushqimi mbeti mbi tavolinë. Fëmijët braktisën lodrat e tyre, ndërsa rrobat ende vareshin në telat në oborrin e shtëpisë. Kafshët ngordhën të ngurtësuara.

    Autoritetet në Guatemalë reaguan ngadalë në dhënien e alarmit për shpërthimin e vullkanit “Fuego” më 3 qershor, duke “kontribuar” në nja nga fatkeqësitë më tragjike natyrore në historinë e Guatemalës.

    Tonelatat e hirit dhe gazrat toksikë u përhapën me shpejtësi deri në pasdite, kur shumica e fshatarëve ende nuk dinin se çfarë po ndodhte.

    Të paktën 110 persona kanë humbur jetën, ndërsa afër 200 të tjerë mendohet se janë varrosur të gjallë nën rrënojat e fshatrave nën shpatet e ulëta të vullkanit.

1 / 11
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat