Dhjetë portierët më të shtrenjtë në histori të futbollit, Kepa Arrizabalaga i kalon të gjithë - Bota Sot
E diel, 21 tetor 2018
  • Dhjetë portierët më të shtrenjtë në histori të futbollit, Kepa Arrizabalaga i kalon të gjithë

    Kepa Arrizabalaga do të jetë portier i Chelseat për një shumë të paguar hiq më pak se 80 milionë euro.

    Klubi londinez ka vendosur që ta paguajë klauzolën e portierit bask.

    Athletic Bilbao e ka konfirmuar se në federatë ka arritur shifra e 80 milionë eurove që ishte dhe klauzola e lirimit për portierin.

    Portierit bask do ta thyer rekordin e vendosur muaj më parë nga Alisson Becker që kaloi te Liverpooli për 73 milionë euro.

    Blerjet e portierëve mbi 50 milionë euro kanë filluar këtë vit, pasi në vitin e shkuar Manchester City, e kreu marrëveshjen me Ederson për 40 milionë euro.

    Ai iu ofruar rekordit shumëvjeçar të Gianluigi Buffon që ishte blerë nga Juventusi  e që u thye vetëm këtë vit.

    Kepa Arrizabalaga është vetëm 23 vjeç dhe ka një karrierë para tij.

    Listës së top-10 mund t’i shtohet edhe Thibaut Courtois që do të kalojë të Real Madridi.

1 / 11
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat