Të fluturosh me 100 km në orë… Po ju a do guxonit?! - Bota Sot
E shtunë, 18 gusht 2018
  • Të fluturosh me 100 km në orë… Po ju a do guxonit?!

    Nëse je në kërkim të adrenalinës atëherë hedhja nga lartësitë e mëdha është eksperienca që të nevojitet, por në Zelandën e Re i kanë dhënë një tjetër kuptim këtij emocioni.

    Në luginën e Nevis të Zelandës së Re nuk ka vetëm hedhje, por ka edhe një mekanizëm që ju ndihmon të arrini shpejtësinë prej 100 km në orë për 1,5 sekonda.

    Quhet “Nevis Catapult” pajisja që e shumëfishon emocionin e hedhjes nga lartësitë, e ashtu si një katapultë ajo ka synimin që t’ju hedhë sa më larg.

    Por pavarësisht se sa e bukur që mund të duket si eksperiencë, jo të gjithë kanë guximin që të hidhen me të.

    Po ju, a do të guxonit?!

1 / 6
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat