Liverpooli dhe Londra hapin dyert për tifozët

Futboll

Liverpooli dhe Londra hapin dyert për tifozët

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 13:27
Liverpooli dhe Londra hapin dyert për tifozët

Londra dhe Liverpooli kanë dalë në "Nivelin 2" të rrezikshmërisë në Angli.

Skuadrat nga këto dy qytete do të lejohen që të kenë nga 2000 tifozë në shkallët e stadiumit deri në një vendim të ardhshëm.

Qyteti i Mançesterit mbetet në Nivelin 3 dhe nuk do të lejohen tifozët derisa të përmirësohet gjendja me pandeminë.

Anfield do t’i hap dyert për tifozët me 5 dhjetor, kur Liverpooli do të takohet me Wolves.

Manchester City, Manchester United, Aston Villa, Neëcastle, Leeds, Leicester dhe Wolves nuk do të jenë në gjendje të mirëpresin tifozët përsëri në stadiume derisa gjendja në qytetet e tyre të përmirësohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat