​Saliba dëshiron të largohet nga Arsenali

Futboll

​Saliba dëshiron të largohet nga Arsenali

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 16:55
William Saliba

William Saliba dëshiron të largohet me çdo kusht nga skuadra e Arsenalit, pavarësisht një kontrate me një shumë të madhe parash që i është ofruar nga krerët e “Topçinjve”, raporton “Canal Sport”.

Mbrojtësi francez u transferua në “Emirates Stadium” gjatë kësaj vere, por ka dështuar ta dëshmojë veten për të fituar besimin e teknikut Arteta, dhe ka informuar se dëshiron të largohet nga klubi.

Saliba erdhi tek Arsenali prej skuadrës franceze Saint-Etienne për një shumë prej 22 milionë eurosh. 

Këtë edicion është paraqitur vetëm në katër ndeshje për skuadrën londineze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat