Baba i 11 fëmijëve, sherr për trashëgiminë e Maradonës?

Futboll

Baba i 11 fëmijëve, sherr për trashëgiminë e Maradonës?

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 17:08
Baba i 11 fëmijëve, sherr për trashëgiminë e Maradonës?

Vdekja e Diego Armando Maradonës mund të shkaktojë një sherr brenda familjes pasi lagjenda argjentinase është babai I 11 fëmijëve, 5 fëmijë të njohur ligjërisht dhe 6-të paligjshëm.

Sipas "Daily Mail"përpara se legjenda e futbollit të vdiste, një nga vajzat e tij kishte deklaruar se ai mund të bëjë një ekip futbolli me fëmijët e tij.

Kjo deklaratë u bë pasi një 23-vjeçare argjentinase u përfshi në betejën për të provuar se është vajza e Maradonës.

“Pibe De Oro” ka njohur dy djem dhe tre vajza si fëmijët e tij me katër gra të ndryshme, përfshi ish-bashkëshorten Claudia Villafane dhe partneren e tij Veronica Ojeda.

Akoma nuk dihet se çfarë ka përfshirë Maradona në testamentin e tij. Por kujtojmë se një vit më parë, ai kërcënoi se nuk do u linte asgjë fëmijëve të tij.

“Nuk do u lë asgjë. Do i jap paratë për bamirësi. Nuk do u jap asgjë nga ato që kam fituar gjithë jetën, do i dhuroj”, do të shprehej më herët Maradona.

Megjithatë, edhe pse ka qenë një nga futbollistët më të paguar në botë, nuk mendohet që pasuria e argjentinasit të jetë në shifra të frikshme.

Gazeta britanike Express shkruan se ai mund të ketë lënë një pasuri prej 100 mijë dollarësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat