Arsenal, lojtari heq dorë nga 100 mijë euro 

Futboll

Arsenal, lojtari heq dorë nga 100 mijë euro 

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 17:27
Arteta

Mbrojtësi i Arsenalit, William Saliba, është i gatshëm të heq dorë nga një shumë e majme për t’u kthyer te Saint-Etienne në janar.

Saliba kërkon të luajë rregullisht dhe po pret të largohet nga Arsenal-i në merkaton e dimrit.

Ka patur zëra për një interesim të ish-skuadrës së tij, por rroga e re e qendërmbrojtësit është një problem i vërtetë.

St-Etienne nuk mund ta përballojë rrogën aktuale të Saliba-s, por Canal Plus ka bërë të ditur se Saliba është i dëshpëruar të largohet dhe është i gatshëm të sakrifikojë 100 mijë euro në javë për ta bërë të mundur transferimin.

Trajneri Mikel Arteta ka lënë të kuptohet në të kaluarën se Saliba mund të largohet nga Arsenal-i me formulën e huazimit në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat