KF Llapi dënohet për shkelje të rregullave anti-COVID-19

Futboll

KF Llapi dënohet për shkelje të rregullave anti-COVID-19

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 11:41
Foto Ilustrim

KF Llapi, është gjobitur nga Komisioni Diciplinor i Garave lidhur me shkeljen e rregullave të përgjithshme të COVID-19 pasi që lejuan praninë e disa tifozëve në tribuna.

Llapji po luante ndeshjen e xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës, ku pavarsisht rregullave anti-COVID-19 u panë tifoz nëpër tribuna.

Klubi nga Podujeva është gjobitur me shumën 1000 euro.

Kjo është deklarata e plotë

FC LLAPI 1932 nga Podujeva në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XIV-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI 1932 – PRISHTINA, e zhvilluar me datë 25.11.2020 në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Prishtinë.

Raportet zyrtare dhe xhirimet televizive (para fillimit të ndeshjes dy persona të pa identifikuar kërcënojnë gjyqtarët e takimit, njëherësh gjatë zhvillimit të ndeshjes nuk u respektuan masat anti-Covid 19; kishte numër të konsiderueshëm të spektatorëve në tribuna). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika h dhe neni 10 paragrafi 1 pika d; të Rregullores disiplinore; DENOHET me të holla në shumë prej; 1000 euro (një mijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 8 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat