Ish-gjyqtarit Sazan Velçani i jepet titulli krenaria e qytetit pas vdekjes

Futboll

Ish-gjyqtarit Sazan Velçani i jepet titulli krenaria e qytetit pas vdekjes

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 13:01
Ish-gjyqtarit Sazan Velçani i jepet titulli krenaria e qytetit pas vdekjes

Kontribute të veçanta në fushën e sportit, ish-gjyqtarit Sazan Velçani i jepet titulli krenaria e qytetit pas vdekjes

Në 17 gusht të këtij viti, humbi jetë ish-gjyqtari i shquar Sazan Velçani, i cili nuk arriti të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë. Ndarja nga jeta e ish-arbitrit të FIFA-s, pikëlloi mbarë opinionin sportiv.

Ndërkohë ditën e sotme, kryetarja e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj, i dorëzoi bashkëshortes së Sazanit, titullin “Krenaria e Qytetit” (pas vdekjes), me motivacionin “Për kontribute të veçanta në fushën e sportit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si qytetar model dhe prind shembullor”.

Sazan Velçani ka qenë një ndër arbitrat kryesorë të kolegjiumit të Patosit me një ndihmesë të madhe në krijimin, organizimin dhe zhvillimin e aktivitetit, si një ndër arbitrat, figurat kryesore, me një kontribut të madh në sektorin arbitral shqiptar në më shumë se 20 vite.

Sot kolegjiumi i Patosit mban emrin e tij në nder të kontributit që ai ka dhënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat