Arbitrja franceze Stephanie Frappart do të bëhet zyrtarja e parë femër për të drejtuar ndeshjen e Ligës së Kampionëve për burra kur ajo mbikëqyr ndeshjen ndërmjet Juventusit dhe Dinamo Kievit më 2 Dhjetor.
36-vjeçarja u bë gruaja e parë që drejtoi një ndeshje të madhe evropiane për burra kur mori drejtimin e finales së Super Kupës së UEFA-s midis Liverpoolit dhe Chelseat në vitin 2019.
Frappart gjithashtu drejtoi finalen e Kupës Botërore të Grave 2019 midis Shteteve të Bashkuara dhe Hollandës.
Ajo u bë arbitrja e parë femër që mori drejtimin e një ndeshje franceze të Ligue 1 kur Amiens luajti me Strasburgun në Prill të vitit të kaluar.