Sot takime të forta në Superligë, kryendeshja Drita – Ballkani

Futboll

Sot takime të forta në Superligë, kryendeshja Drita – Ballkani

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Sot do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e radhës në Superligën e Kosovës në futboll, takimet zhvillohen në dy termine nga ora 12:00 dhe 13:30.

Ndeshja e parë do të jetë, Llapi – Besa, ku presim lojë të mirë nga të dyja skuadrat, pasi luftojnë për pikë sepse tashmë mbajnë pozitat e fundit në tabelë dhe rrezikojnë me rënje nga liga.

Ndërsa kryendeshja e fundjavës do të jetë ajo e gjigantëve të Superligës, Dritës dhe Ballkani. 

Të dyja skuadrat i mendojnë tre pikë, me klubin e Munishit që mbanë pozitën e parë me 35 pikë dhe Drita që aktualsiht ka 33.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat