Juventusi e nderon Ronaldon për arritjen e 750 golave në karrierë

Futboll

Juventusi e nderon Ronaldon për arritjen e 750 golave në karrierë

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 08:47
Cristiano Ronaldo

Juventusi e ka nderuar Cristiano Ronaldon për arritjen e shifrës mahnitëse prej 750 golave në karrierë, para derbit kundër Torinos të shtunën mbrëma.

Së fundmi, Ronaldo e arriti shifrën mbresëlënëse prej 750 golave në karrierë për klubet dhe Kombëtaren e Portugalisë.

Ronaldo e shënoi golin e 750-të në karrierë, pasi realizoi një herë në fitoren e Juventusit 3:0 kundër Dynamo Kiev të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Para ndeshjes kundër rivalit të qytetit, të cilën Juve e fitoi 2:1, Ronaldos iu dhurua një fanellë me numrin 750 në shpinë dhe e mori një duartrokitje të madhe nga bashkëlojtarët.

Sulmuesi portugez i ka 75 gola për Juventusin, 450 për Real Madridin, 118 për Manchester Unitedin, pesë për Sporting Lisbon dhe 102 për Portugalinë.

509 prej këtyre golave i ka shënuar brenda zonës, 129 nga penalltia, 57 nga goditja e lirë dhe 55 jashtë zonës.

Ronaldo e tundi rrjetën e portës 482 herë me këmbën e djathtë, 136 me këmbën e majtë dhe 130 me kokë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat