Tottenham – Arsenal, formacionet e mundshme të derbit londinez

Futboll

Tottenham – Arsenal, formacionet e mundshme të derbit londinez

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 12:35
Foto Ilustrim

Tottenham Hotspur dhe Arsenal do të ndeshen sot (e diel) mes vete në atë që njihet si derbi i Londrës Veriore.

Spurs janë nikoqir të rivalëve të tyre, Topçinjve, në takimin e vlefshëm për javën e 11-të në Ligën Premier.

Vendasit janë në formë të lartë dhe me vetëm një humbje në ndeshjen hapëse të sezonit, ndërsa presin fitoren e radhës për ta rikthyer pozitën e parë.

Në anën tjetër, mysafirët janë në krizë të rezultateve në ndeshjet e fundit dhe do të tentojnë me çdo kusht t’i kthehen rezultateve pozitive.

Trajnerët Jose Mourinho dhe Mikel Arteta janë gati për këtë ndeshje derbi edhe pse kanë nga disa mungesa.

Të dy trajnerët pritet të luajnë me vendosjen e njëjtë, ndërsa te Arsenali nga minuta e parë pritet të luajë ylli shqiptar, Granit Xhaka.

Tottenham (4-2-3-1): Hart; Aurier, Rodon, Dier, Reguilon; Sissoko, Hojbjerg; Son, Ndombele, Bergwijn; Kane

Arsenal (4-2-3-1): Leno; Bellerin, Holding, Gabriel, Tierney; Ceballos, Xhaka; Willian, Lacazette, Saka; Aubameyang

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat