Barcelona me startin me të dobët në 33 vitet e fundit

Futboll

Barcelona me startin me të dobët në 33 vitet e fundit

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 16:17
Lionel Messi

Humbja e djeshme ndaj Cadizit nënkupton se Barcelona ka startin me të keq në La Liga që nga sezoni 1987/88.

Skuadra e Ronald Koemanit renditët në pozitën e shtatë me vetëm 14 pikë, plotë 12 më pak se lideri Atletico Madrid.

Real Sociedad ka 10 pikë dhe Real Madridi është gjashtë pikë më shumë, edhe pse të dy skuadrat kanë zhvilluar një ndeshje më shumë.

Me këto pikë të tubuara, skuadra blaugranase është në rekordin më të keq që nga viti 1987/88.

Ndeshja e radhës për katalunasit është kundër Juventusit në “Camp Nou”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat