Xhaka zverdhet, Tottenham hesht Arsenalin dhe merr kreun e tabelës

Futboll

Xhaka zverdhet, Tottenham hesht Arsenalin dhe merr kreun e tabelës

Nga: Kemajl Goca Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 19:23
Xhaka zverdhet, Tottenham hesht Arsenalin dhe merr kreun e tabelës

Tottenhami fiton derbin londinez, me rezultat 2:0 kundër Arsenalit! Ndeshje me rivalitet, mjaft e mirë por spursat u treguan më të mirë duke triumfuar!

Me të merituarit për këtë fitore pa dyshim janë dyshja: Son Heung-Min dhe Kane!

Në minutën e 13-të, Son Heung-Min  për bukuri godet nga rreth 20 metra duke shënuar eurogol në këndin e majtë, 1:0. 

Image

Në fund të pjesës së parë, futbollisti Harry Kane, si bishë, futet në 16-sh dhe nga afërsia, me një goditje të fuqishme shkund portën e “Topçinjve’, 2:0. 

Granit Xhaka si zakonisht titullar por të zhgënjyer lëshuan fushën!

Ai me Arsenalin luftuan por nuk arritën të paktën një pikë nga stadiumi i Tottenhamit.

Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 75-të. Tottenham kryeson renditjen me 24 pikë, ndërsa Arsenali bie në pozitën e 15-të me 13 pikë.

Arsenali është në krizë të rezultateve, më së miri e dëshmon edhe renditja në tabelë. Jose Mourinho, trajner i Tottenhamit, është sikur në qiellin e shtatë, për fitoren e madhe ndaj rivalit të të njëjtit qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat