​Mourinho me fjalë të mëdha për Arsenalin dhe Artetan pas ndeshjes

Futboll

​Mourinho me fjalë të mëdha për Arsenalin dhe Artetan pas ndeshjes

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 21:10
Jose Mourinho

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho ka folur para gazetarëve pas fitores së madhe të skuadrës së tij në derbin e Londrës kundër Arsenalit me rezultat 2-0, ndeshje kjo e zhvilluar të Dielën dhe e cila e konfirmon Tottenhamin se skuadër lidere në Premier Ligë.

Fitoren skuadrës së Jose Mourinhos ia siguan Son Heung-Min dhe Harry Kane me nga një gol, por pas ndeshjes, Mourinho e ka lavdëruar Arsenalin dhe trajnerin e tyre Mikel Arteta.

"Ishte një lojë e madhe në të gjitha kuptimet, jo vetëm sepse ishte Tottenham-Arsenal," tha ai.

"Unë dua t'i them urime Mikel Artetas sepse ai na dha një lojë shumë të vështirë. Taktikisht ata ishin shumë të mirë, shumë të organizuar. Ata na shkaktuan probleme, probleme që ishim në gjendje t'i zgjidhnim. Ata kanë një guxim të mirë taktik dhe një frymë të pabesueshme. Ata janë një ekip i mirë dhe ai është një trajner i mirë.”, vijoi më tutje Mourinho, përcjell KosovaPress.

"Ne po lexonim ndeshjen dhe po bënim ndryshimet për ta fituar atë sepse në 2-0 loja ishte në duart tona kundër një kundërshtari të madh dhe të vështirë, por djemtë e mi dolën mirë sot.”

"Unë jam shumë i kënaqur me rezultatin dhe performancën, por natyrisht dua që ekipi në pjesën e dytë të luajë në një mënyrë tjetër. Në realitet ju nuk bëni gjithmonë atë që dëshironi të bëni sepse kundërshtari juaj ju detyron në një drejtim tjetër. "

“Ju po fitoni 2-0, pse do të ekspozonit bllokun tuaj mbrojtës nëse nuk keni nevojë? Ishte një lojë shumë e vështirë. Unë mund ta imagjinoj nesër titujt që do të flasin për ata që nuk janë në një pozitë të mirë në tabelë, por unë besoj se me këta lojtarë dhe Mikelin në stol do të jetë Arsenal vs Tottenham përsëri.", tha në fund tekniku nga Portugalia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat