Besar Halimi del pozitiv me COVID-19

Futboll

Besar Halimi del pozitiv me COVID-19

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 23:19
Besar Halimi

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Besar Halimi ka rezultuar pozitiv në analizat e COVID-19.

Halimi që sapo është shëruar nga lëndimi që e ka mbajtur jashtë fushe për rreth tre muaj, tani duhet të mposht koronavirusin para se të kthehet në fushën e gjelbër.

Lajmin që Halimi ka dal pozitiv në analizat e COVID-19 e ka konfirmuar klubi i tij, Sandhausen.

“Të enjten lojtari Besar Halimi ka dal pozitiv me COVID-19”, shkruhej në komunikate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat