Manchester Unitedi në garë për yllin e Atletico Madridit

Futboll

Manchester Unitedi në garë për yllin e Atletico Madridit

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 23:26
Atletico Madrid

Manchester Unitedi është duke provuar të transferojë mbrojtësin e Atletico Madridit, Kieran Trippier gjatë janarit.

Trippier iu bashkua skuadrës së Diego Simeone në vitin 2019 për 20 milionë euro dhe ka arritur të fitojë vendin në formacionin e parë.

Sipas Telegraph, “Djajtë e Kuq” e duan Trippier, meqenëse Solskjaer dëshiron të përforcojë mbrojtjen.

Trippier ka kontratë me “Los Rijoblancos” deri në vitin 2022, por gjiganti spanjoll synon t’ia rinovojë kontratën.

Anglezi këtë edicion ka qenë titullarë në 10 ndeshje dhe vazhdojnë të jenë të pamposhtur në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat