Munishi: Urime për fitoren, mbetet të shihet kush qesh i fundit

Futboll

Munishi: Urime për fitoren, mbetet të shihet kush qesh i fundit

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 00:57
Ismet Munishi

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka uruar Dritën për fitoren e sotme.

Kampioni i Kosovës mposhti “Xhebrailat” në Gjilan me rezultat të ngushtë 2 – 1, fal dy golave të Kastriot Rexhës.

Munishi përmes një postimi në Facebook ka uruar Dritën, por thotë se ‘lufta vazhdon’.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:           

“Urime fitoren e merituar Klubit te Madh Drita .

Nuk me vjen mirë, por  jam sportist dhe e pranoj humbjen .

Referim shume i mirë nga Dardan Çaka 60 me 40 për vendasin që është normale ne kufij të fer play it.

Më vjen mirë që klubi imë Fc Ballkani ka arritur atë nivel që kur mundet gezimi është i papar për kundërshtaret .

Ndeshje të tilla e qojnë futbollin përpara .

Ishte ndeshje e fort , plot duele , plot vetmohim , plot akcione , duhet me cek që pat edhe pak ,,Comodita shtrat,, taktikë , që eshte normale e kuptoj , por e arsyetoj epitetin e derbit në të gjitha aspektet .

Kjo tregon që futbolli Kosoves po kalon ne tjetër nivel , që është tepër mirë për neve .

Lufta vazhdon ????.

Kush qeshet i fundit mbetët të shihet”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat