Lampard: Nuk jam i shqetësuar për problemet me lëndime të Ziyechut

Futboll

Lampard: Nuk jam i shqetësuar për problemet me lëndime të Ziyechut

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 23:36
Frank Lampard

Trajneri i Chelseas, Frank Lampard ka thënë se nuk është i shqetësuar për lëndimet e sulmuesit Hakim Ziyech.

Maroku pësoi lëndimin e dytë këtë sezon në ndeshjen e kaluar ndaj Leeds Unitedit.

Mirëpo, tekniku anglez ka theksuar se Ziyech është stërvitur shumë, andaj nuk është i shqetësuar për lëndimet e tij.

“Ai erdhi në fundin e sezonit dhe u stërvit shumë. Shpresoj që është lëndim i lehtë. Nuk është për t’u shqetësuar”.

“Ai ka treguar sa lojtar i rëndësishëm është. Do rikthehet pas disa jave”, deklaroi ai.

Ziyech këtë edicion ka bërë shtatë paraqitje në Premierligë duke shënuar një gol dhe dhuruar tri asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat