Problemet diplomatike, ndeshja Spanjë - Kosovë mund të luhet...

Futboll

Problemet diplomatike, ndeshja Spanjë - Kosovë mund të luhet...

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 11:15
Problemet diplomatike, ndeshja Spanjë - Kosovë mund të luhet...

Gjatë ditës së djeshme (e hëne), Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët për ciklin eliminator të Kampionatit Botëror "Katar 2022".

"Dardanët" janë renditur në grupin B, ku do të kenë punë me Spanjën, Suedinë, Gjeorgjinë dhe Greqinë.

Në këtë grup, Spanja, Greqia dhe Gjeorgjia janë shtetet të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Spanja vazhdon të ketë telashe diplomatike me Kosovën, andaj gjithmonë ka dashur t'i evitojë përballjet me skuadrat kosovare në gara sportive.

Gazeta spanjolle "AS" raporton se Qeveria e Spanjës ka nisur bisedimet me Federatën e Futbollit të Spanjës që ndeshje ndaj Kosovës të luhet në vend neutral.

Pra, egziston mundësia që ndeshja Spanjë - Kosovë të luhet në vend neutral.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat