Fillon procesi i licencimit për sezonin 2021-2022

Futboll

Fillon procesi i licencimit për sezonin 2021-2022

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 12:20
Fillon procesi i licencimit për sezonin 2021-2022

Fillon procesi i licencimit për sezonin 2021-2022!

Sektori i Liçensimit në Federatën Shqiptare të Futbollit informon të gjithë klubet dhe opinionin publik se ka filluar proçesi i liçensimit të klubeve aplikante për një liçensë në kompeticionet e FSHF-së dhe UEFA-s për sezonin e ardhshëm 2021-2022. Ky proçes do të përmbyllet më 31 Mars 2021, sipas afateve të vendosura nga UEFA.

Gjatë kësaj periudhe klubet aplikante për liçensë duhet të paraqesin në Sektorin e Liçensimit në FSHF të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur pesë kriteret që kërkohen për të përmbyllur me sukses këtë proçes.

Duke filluar me kriterin sportiv, atë infrastrukturor, administrativ, ligjor dhe kriterin financiar, i cili është edhe kriteri me peshë specifike në raport me kriterët e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat