DC United e udhëheq garën për Mesut Ozilin

Futboll

DC United e udhëheq garën për Mesut Ozilin

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 16:23
Mesut Ozili

Duket se Mesut Ozil do të largohet nga Arsenali në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori gjerman nuk është në planet e Mikel Artetas, pasi tashmë është lënë edhe jashtë ndeshjeve për Ligën Premier.

Gjermani nuk ka luajtur për The Gunners që nga fillimi i këtij viti, andaj largimi i tij nga Emirates do të ndodhë në janar.

Sipas asaj që raporton mediumi turk DHA, 31-vjeçari është shumë afër t’i bashkohet klubit nga Amerika, DC United.

Mirëpo, gjermani mund edhe të kalojë te Fenerbahce edhe pse problem mbetet paga e tij e lartë.

Skuadra amerikane mund të përballojë shumën që do e kërkojë Ozil, në mënyrë që të realizohet transferimi në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat