Ibra lë pas dëmtimin

Futboll

Ibra lë pas dëmtimin

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 17:12
Ibra lë pas dëmtimin

Zlatan Ibrahimoviç duket se ka lënë pas dëmtimin që pësoi në transfertën ndaj Napolit muajin e kaluar, pasi kontrollet mjekësore të kryera ditën e sotme kanë dhënë rezultate të mira dhe 39-vjeçari pritet t’i bashkohet grupit në stërvitje.

Prej më tepër se dy javësh gjiganti suedez stërvitej i veçuar, teksa së fundi të dielën kishte postuar edhe një video ku shfaqej duke vrapuar në dëborën që kishte rënë në Milano, ndërsa nga nesër pritet të jetë nën urdhrat e Stefano Piolit.

Mjekët i kanë konfirmuar teknikut të kuqezinjve se Ibrahimovic mund të luajë në ndeshjen e fundjavës ndaj Parmës, megjithatë do të jetë vetë Pioli ai që do të vendosë nëse do ta hedhë në fushë nga minuta e parë, apo do ta mbajë në pankinë.

Kjo pasi Milani ka funksionuar mjaft mirë edhe pa Ibrën në fushë, ndaj tekniku kuqezi mund të vendosë ta aktivizojë vetëm disa minuta në pjesën e dytë, duke qenë se 39-vjeçari vjen nga një dëmtim që e ka mbajtur rreth 3 javë jashtë fushave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat