Ndërpritet ndeshja e Champions League në Paris, gjyqtari ofendon me fjalë raciste trajnerin

Futboll

Ndërpritet ndeshja e Champions League në Paris, gjyqtari ofendon me fjalë raciste trajnerin

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 21:45
Ndërpritet ndeshja e Champions League në Paris, gjyqtari ofendon me fjalë raciste trajnerin

(E plotësuar) -  Duket se ky do të jetë vendimi përfundimtar.

Siç raportojnë gazetarët që gëzojnë burime brenda skuadrave të përfshira, dueli me shumë gjasë do të luhet nesër nga ora 18:55.

Gjithsesi, edhe më tutje nuk janë mësuar detajet nëse do të zhvillohet nga minuta e parë apo nëse gjyqtarët do të ndërrohen, teksa pritet që shumë shpejtë të vie edhe zyrtarizimi nga UEFA.

Ndërpritet ndeshja e Champions League në Paris, gjyqtari ofendon me fjalë raciste trajnerin

Image

Është ndërprerë papritur sfida në Paris mes nënkampionëve të Europës PSG-së dhe Basaksehirit në minutën e 16-të.

Sipas të dhënave nga mediat e huaja, takimi është ndalur për shkak se gjyqtari i katërt  i sfidës Sebastian Koltesku pretendohet se ka ofenduar me fjalë raciste asistentin  e stafit teknik turk Pier Vebo. 

Dy personat po debatonin në lidhje me gjykimin dhe në minutën e 16-të, stoli i Basaksehirit është ngritur i revoltuar dhe ka lënë takimin në mes. 

Dy personat po debatonin në lidhje me gjykimin dhe në minutën e 16-të, stoli i Basakshehirit është ngritur i revoltuar dhe ka lënë takimin në mes.

Është ndëshkuar me karton të kuq sulmuesi i Basaksehirit Demba Ba për sjellje antisportive. Futbollisti është përplasur me arbitrin e katërt Koltesku duke i shprehur zemërimin për sjelljen skandaloze ndaj stafit teknik të Basaksehirit.

Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë në futboll.

Është ndërprerë papritur sfida në Paris mes nënkampionëve të Europës PSG-së dhe Basaksehirit në minutën e 16-të.

Sipas të dhënave nga mediat e huaja, takimi është ndalur për shkak se gjyqtari i katërt i sfidës pretendohet se ka ofenduar me fjalë raciste ndaj asistentit  të stafit teknik turk.

Të dyja ekipet kanë lënë fushën.

Takimi është lënë në mes, ndërsa është ndëshkuar me karton të kuq sulmuesi i Basaksehirit Demba Ba për sjellje antisportive.

Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë në futboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat