Ronaldo vendos dy rekorde të reja

Futboll

Ronaldo vendos dy rekorde të reja

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 11:02
Ronaldo vendos dy rekorde të reja

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo shkëlqeu në “Camp Nou” duke shënuar dy gola.

Me dy gola të shënuar në fitoren 0:3, portugezi vendosi rekord të ri në stadiumin e Barcelonës.

Ronaldo tani ka shënuar 14 gola në “Camp Nou” në të gjitha garat, më shumë se çdo lojtar në histori si kundërshtar i klubit blaugranas.

Pos këtij rekordi, Ronaldo u bë lojtari i parë në histori të Ligës së Kampionëve që shënon dy herë nga pika e bardhë në stadiumin e katalunasve.

Sidoqoftë, të dy skuadrat e kanë siguruar kualifikimin, me
“Zonjën e Vjetër” si lider i tabelës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat