Buffon: E shikoj si shpërblim të vetes dhe tërë ekipit për atë 0:3 të famshëm në Spanjë

Futboll

Buffon: E shikoj si shpërblim të vetes dhe tërë ekipit për atë 0:3 të famshëm në Spanjë

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 11:09
Buffon: E shikoj si shpërblim të vetes dhe tërë ekipit për atë 0:3 të famshëm në Spanjë

0:3 në Spanjë. Herën e fundit që Gianluigi Buffon kishte parë një rezultat të tillë ishte koha e rregullt (90 minuta) e Real Madrid-Juventus. Pastaj penalltia e Cristiano Ronaldos ndryshoi historinë në favor të të bardhëve.

Mbrëmë, në “Camp Nou”, Buffon dhe CR7 ishin shokë skuadre. Dhe këtë herë ai festoi për penalltitë e portugezit, duke mbrojtur portën e vet të paprekur kundër tentativave të Leo Messit me shokë.

Pavarësisht se po shkon drejt 43-vjetorit të lindjes, portieri italian bëri një seri pritjesh të klasit botëror.

Në fund të sfidës, në mikrofonat e “Sport Mediaset”, portieri i Juventusit e kujtoi atë mbrëmje në “Bernabeu”. Mbrëmë pati ndjenjën e shpërblimit: “Ishte një arritje dhe një ndeshje, që do t’i kujtoj me shumë kënaqësi; diçka që nuk ndodh në të vërtetë çdo ditë. E shikoj si shpërblim të vetes dhe tërë ekipit për atë 0:3 të famshëm në Spanjë, i cili më pas përfundoi 1-3, mbas 90 minutave…”

Në verë, Buffon e zgjati kontratën edhe për një sezon tjetër.

Pirlo i dha atij mundësinë të luajë përsëri në “Camp Nou”. Mundësia e shfrytëzuar dhe justifikuar më së miri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat