Kryetrajneri i Prishtinës, ballëlart

Futboll

Kryetrajneri i Prishtinës, ballëlart

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 15:04
Kryetrajneri i Prishtinës, ballëlart

Kanë përfunduar tre takimet e sotme në Superligë. Prishtina fitoi duelin kryesor kundër Gjilanit me rezultat të thellë 3:0.

Pas ndeshjes deklaratë për medie dha edhe trajneri, Zekirija Ramadani.

“Ishte ndeshje e vështirë duke parë që Gjilani ka futbollistë cilësor, e dinim se do ishte e vështirë, por kur e pamë fushën çdo gjë ra në plan të dytë pos fitores dhe dëshirës për të marrë pikët”

“Çdo fitore kur nuk merr gol është më e mirë, këtë sukses ia dedikojmë kapitenit i cili u lëndua dje”

“Skuadrat më të mira deri më tash kemi qenë Ballkani, Drita, Feronikeli dhe ne”

“Kërkojmë tre pikë ndaj një rivali direkt si Ballkani edhe pse ata kanë skuadër të mirë dhe individ të rrezikshëm si Daku, por ne jemi Prishtina dhe luajmë vetëm për fitore”- përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat