Nga emocioni më i madh

Futboll

Nga emocioni më i madh

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 18:29
Skriniar

Është Milan Skriniar protagonisti i intervistës për kanalet e klubit përpara sfidës së Interit kundër Shahtjor Donjeckut, e fundit e grupit B të Ligës së Kampioneve.

“Kam nisur të luaj sepse dëshiroja të bëhesha një futbollist i madh si babai im. Fillimisht kam luajtur si sulmues, më pas gjatë viteve jam bërë mesfushor e më pas mbrojtës – ka treguar mbrojtësi sllovak, përpara se të fliste për eksperiencën e tij tek Interi: “Emocioni më i madh ishte debutimi me këtë fanellë, mbi të gjitha ai në Champions.  E më pas shiriti i kapitenit në Udine, një krenari e madhe.

Ëndrra? Të fitoj me këtë fanellë dhe të bëj të lumtur shumë tifozë që çdo ditë na mbështesin. Pas një ndeshjeje është e vështirë të flesh gjumë, adrenalina është shumë e lartë. Tani megjithatë, nëse nuk arrij të fle argëtohem me vajzën e vogël, edhe gjatë natës.

Idhulli im i fëmijërisë? Pa dyshim Ronaldo, “Fenomeni”. Asnjëherë nuk kam parë një futbollist aq të fortë!”. Shkriniar, siç ndodh zakonisht gjatë intervistës së veçantë, ka përpiluar edhe pesë interistët sipas tij më të fortë të të gjitha kohëve: “Në portë vendos Zhulio Sezarin, një nga më të fortët në rolin e tij.

Më pas Samuel, “Murin”, një shembull. Dhe Lusion: në dyshe me Samuelin ishte shumë i fortë. Pas tyre Stankoviçin: klas dhe forcë. Në fund Ronaldon, idhullin tim, një fenomen të vërtetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat