Ajax – Atalanta, ja kush kualifikohet tutje pas ndeshjes së fundit

Futboll

Ajax – Atalanta, ja kush kualifikohet tutje pas ndeshjes së fundit

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 20:55
Ajax – Atalanta

Ka përfunduar edhe sfida e fundit e Grupit D, ku pas Liverpoolit që tashme e kishte siguruar kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt, sonte u mësuar edhe skuadra e dytë që vazhdon tutje nga ky grup.

Dueli vendimtar i zhvilluar sonte ndërmjet Ajaxit dhe Atalantës në Holandë i takoi skuadrës italian e cila triumfoi me rezultat minimal 0-1, përcjell KosovaPress.

Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi Luis Muriel pesë minuta para përfundimit të ndeshjes duke ia siguruar skuadrës së tij vazhdimin e rrugës në garën më të madhe evropiane në nivel klubesh.

Pra, nga Grup B vazhdojnë tutje Liverpooli me 13 pikë dhe Atalanta me 11. Ajaxi nga ana tjetër do të vazhdojë garën në Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat