“Plisat” para përballjes Prishtina – Barcelona: Ëndrrat e të tjerëve, realiteti ynë

Futboll

“Plisat” para përballjes Prishtina – Barcelona: Ëndrrat e të tjerëve, realiteti ynë

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 22:11
“Plisat” para përballjes Prishtina – Barcelona: Ëndrrat e të tjerëve, realiteti ynë

Skuadra kryeqytetase, Mabetex Prishtina do të përballet me skuadrën e Barcelonës në raundin e 1/16 të Ligës së Kampionëve në futsall.

Mabetex Prishtina e mësoi kundërshtarin pas shortit të hedhur në Nyon të Zvicrës.

Pas shortit ka reaguar edhe tifogrupi prishtinas “Plisat”.

Tifozët kryeqytetas kanë falënderuar protagonistët e kësaj historie, lojtarët dhe stafin e klubit.

Shkrimi i plotë i “Plisave”:

“DJEM, JU JENI KAMPIONË!

Ditë historike për ne, për qytetin dhe mbarë kombin shqiptar. Klubi i zemrës në futsall FC Prishtina ka arritur në majet më të larta europiane, kështu duke u përballur me katalonasit, FC Barcelona.

Falenderojmë të gjithë protagonistët e kësaj historie, lojtarët dhe të gjithë stafin që qëndruan prapa tyre. Ju e bëtë krenar popullin shqiptar.

Ëndrrat e të tjerëve, realiteti ynë!”.

Skuadra kryeqytetase kaloi në këtë rreth pasi që mposhti në atë të parin, Tiranën.

Ndeshja do të luhet në Spanjë mes 12-17 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat