Al-Khelaifi: Neymar dhe Mbappe duan të rinovojnë me PSG-në

Futboll

Al-Khelaifi: Neymar dhe Mbappe duan të rinovojnë me PSG-në

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 00:42
Neymar dhe Mbappe

Nasser Al-Khelaifi nuk shqetësohet nëse Paris Saint-Germain do të humbasë Kylian Mbappe ose Neymar, pasi presidenti i klubit është i sigurt se dyshja do të qëndrojë në Parc des Princes.

Situata e Mbappes, në veçanti, ka qenë subjekt i shumë spekulimeve përpara skadimit të kontratës së tij në 2022.

Real Madridi dhe Liverpooli kanë qenë dy klubet më të interesuara për transferimin e sulmuesit francez.

Në anën tjetër, edhe Neymar ka qenë i lidhur me një largim nga PSG dhe rikthim në Camp Nou te Barcelona.

Megjithatë, presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi është i bindur se dyshja do të mbesin edhe më tutje në Parc des Princes.

“Ne kemi filluar bisedimet me Neymarin dhe Mbappen”, ka thënë fillimisht Al-Khelaifi për RMC Sport.

“Negociatat janë konfidenciale, por unë kam shumë besim. Ata të dy duan të qëndrojnë me ne”, përfundoi presidenti i PSG-së.

Të dy arritën në vitin 2017, me francezin që erdhi nga Monaco ndërsa Neymar u bashkua nga Barcelona dhe të dy shohin që marrëveshjet e tyre aktuale të përfundojnë në vitin 2022.

PSG shpenzoi 222 milionë euro për transferimin e Neymarit dhe 180 milionë euro për transferimin e Mbappes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat