Ballkani për hakmarrje, Arbëria në presion të Llapit

Futboll

Ballkani për hakmarrje, Arbëria në presion të Llapit

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 11:43
Ballkani për hakmarrje, Arbëria në presion të Llapit

Java e 17-të do të mbyllet këtë të enjte me dy ndeshje. Ballkani do të përpiqet të këndellet pas humbjes që ia shkaktoi Drita vikendin e shkuar, në ndeshje kundër Trepçës ’89 derisa Arbëria e Dobrajës e pret skuadrën e Llapit, shkruan Gazetasheshi.

Duelin e parë ndërmjet Ballkanit dhe Trepçës ’89 e kishin fituar mitrovicasit pas një trilleri të vërtetë duke rikthyer ndeshjen nga 0-3 në 4-3.

Ndërkohë, Llapi i ka fituar dy ndeshjet e fundit, por mbetet në pozitën e nëntë në tabelë me 14 pikë të tubuara.

Arbëria që po luan për herë të parë në Superligë, ka 20 pikë dhe renditet në pozitën e gjashtë.

Duelin e parë e kishte trimfuar Llapi në “Zahir Pajaziti” me rezultat të pastër 2-0.

Superliga – XVII

E enjte (13:00)

Ballkani – Trepça ‘89

(B. Kasumi, L. Muhadri, A. Bullatovci, L. Jashari)

Arbëria – Llapi

(Arbitra: M. Ajeti, D. Rexhepi, A. Zhegrova, A. Shala)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat